Top Channel/ “HEC-et paguanin Malltezin”, SPAK: Berisha përshtati ligjet sipas interesave të tij
16/09/2024 19:37

Ishte vitit 2012, kur ish-kryeministri Sali Berisha me një entuziazëm të jashtëzakonshëm përuroi Hidrocentralin e Ashtës mbi lumin Drin, duke e cilësuar një risi botërore. Referuar dosjes së SPAK për Berishën, më shumë se me përfitimet që do të kishte vendi, entuziazmi lidhet me përfitimet që do të kishte vetë Berisha dhe familjarët e tij nga firma ndërtuese e këtij hidrocentrali. Në faqen numër 400 të dosjes, SPAK rëndit disa raste kur shtetasi Adrian shehu, për llogari të shoqërisë që ndërtonte hidrocentralin e Ashtës, transferonte para në mënyrë të vazhdueshme në llogaritë e Jamarbër Malltezit. Konkretisht nga viti 2008 deri në vitin 2013 shtetasi Adrian shehu ka derdhur në llogarinë e dhëndrit të Berishës 81,595 euro. I pyetur nga hetuesit e SPAK, Adrian Shehu në emër të firmës së Hidrocentralit të Ashtës, është përgjigjur se e njeh prej kohësh Jamarbër Malltezin dhe e ka paguar për punën që ka kryer në vlerësimin dhe ndikimin në mjedis të hidrocentralit të Ashtës. Një pjesë të parave e ka marrë edhe për koncesionin e Devollit. Në dosjen e SPAK thuhet se shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t'i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t'i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij. Sipas SPAK, e njëjta procedurë me hidrocentralin e ashtës u ndoq edhe nga Mati Hidropoëer Plant, një bashkim hidrocentralesh më të vogla, i cili gjithashtu me një koncesion të vitit 2012 të firmosur nga Sali Berisha, i paguan më pas dhëndrit të tij dy projekte, më një shumë totale prej 30.474 Eurosh. Në dosjen prej 500 faqesh, SPAK ka verifikuar dhe transfertat bankare jashtë vendit që janë bërë nga Jamarbër Malltezi dhe ka konstatuar se dhëndri i Sali berishës ka blerë prona jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56