Më gjashtë gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, një ditë para se të përfundoj afati kushtetues për këtë procedurë. Në arsyetimin për caktimin e kësaj datë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se u ka dhënë kohë partive politike për të gjetur zgjidhje.