Shefi diplomacisë shqiptare Igli Hasani vizitoi në paraburgimin e Hagës ish presidentin e Kosovës Hashim Thaci. Pas takimit ministri Hasani deklaroi se njeriu që udhëhoqi sjelljen e lirisë në Kosovë ishte në gjendje të mirë shpirtërore, oprimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë.