Top Channel/ Hartoi raportin kundër UÇK, ndahet nga jeta Dick Marty
28/12/2023 22:57

Dick Marty, ish senatori zviceran, I cili hartoi raportin për Këshillin e Europës kundër UÇK-së, vdiq në moshën 78-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta e bën të ditur mediat zvicerane si dhe Partia e tij Demokracia e Lirë. Ish prokurori zviceran I cili më pas kryesoi komitetin për çështjet juridike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2010 publikoi një raport ku akuzonte ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “trafikim të organeve njerëzore”; vrasje pa gjyq, rrëmbime e keqtrajtime. Trafiku I organeve bëhej nga Shqipëria, sipas tij, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Por këto pretendime edhe pse nuk janë bazuar në dëshmi, çuan në vitin 2015 në themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, e cila vepron me ligjet e Kosovës por me personel ndërkombëtar. Aktualisht po vijojnë procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte. Nën akuzë janë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Në korrik të vitit 2022, parlamenti shqiptar miratoi unanimisht një rezolutë që hidhte poshtë këto akuza. Ndërkohë kryeministri Rama pak muaj më pas I kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë edhe njëherë rezolutën e mbështetur në raportin e Dick Martyt. Kjo me argumentin se të gjitha pretendimet e ngritura prej tij mbetet të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte. Pamjet: AFP

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB