Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për realizimin e hartës së re territoriale të Partisë Socialiste, që parashikon krijimin e 46 bashkive, nga 61 që janë aktualisht. Në takimet me strukturat socialiste dhe qytetarët në Vlorë, kreu i qeverisë sqaron si do të funksionojë harta e re, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për shkrirje.