Të parët që preken nga ndarja administrative territoriale janë organet drejtuese të KQZ, të cilët do duhet të organizojnë zgjedhjet vendore të 2027-tës. Por, sa kohë i duhet Komisionerit Ilirjan Celibashi për përgatitjen e procesit në një terren të ri? Do te ishte mire që koha ne dispozicion te jete me shume se 6 muaj, 7 muaj, 8 muaj, 9 muaj dhe nuk e di sa kohë praktikisht do te ngelet dhe nuk mund ta them sot sesa mund te afektoje në cilësinë e përgatitjeve nga pikëpamja infrastrukturore. logjistike , organizative te zgjedhjeve te ardhshme", u shpreh Celibashi ne nje interviste për gazetaren e Top Channel Elda Menga. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një intervistë për Top Channel jep disa afate se kur duhet të miratohet reforma territoriale. Të gjitha mes duket lidhen me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti.