Top Channel/ Harta e re me 46 bashki dhe 71 qytete, drafti socialist me 15 bashki më pak
30/07/2026 19:46

Socialistët avancuan me iniciativën e tyre duke depozituar në Kuvend projektligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale që ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 ne 46. Top Channel ka siguruar draftin, i cili tashmë është konkretizuar si iniciative ligjore ku 28 Bashki konsolidohen në 13 bashki të reja duke bërë që struktura e re të përbëhet në total nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Modeli i propozuar ruan Bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. 13 Bashki me një popullsi të përgjithshme prej rreth 225 mijë banorësh, bashkohen me bashkitë fqinje. Sipas variantit të socialistëve në Qarkun Tiranë kryeqyteti mbetet i pandryshuar, por dy bashkitë e tjera Kavaja dhe Rrogozhina bashkohen në një të vetme, raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga. Projektligji krijon gjithashtu një njësi të re administrative, Rinasin, e cila përfshihet në Bashkinë e Tiranës, si pjesë e kryeqytetit. Ajo formohet nga fshatrat Rinas (Bashkia Krujë) dhe Bërxullë e Domje (Bashkia Vorë), duke bashkuar në një njësi të vetme territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zonën ekonomike rreth tij. Qarku Lezhë gjithashtu mbetet i pa ndryshuar ndërsa në Shkodër, Puka bashkohet me Fushë-Arrëzin. Ndryshime ka edhe në qarkun e Beratit. Nga 5 Bashki do të bëhet me tre, ku Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin ndërsa Kuçova dhe Skrapari mbeten bashki më vete. Elbasani gjithashtu do të reduktohet në numër Bashkisë. Krahas bashkimit të Përrenjasit me Librazhdit që ngjalli revoltën e banorëve vendas, vetë Elbasani pritet të bëhet një bashki e madhe duke përthithur Belshin dhe Cërrikun, ndërsa Peqini dhe Gramshi mbeten njësi më vete. Qarku Fier gjithashtu pëson ndryshime, ku do të rritet edhe më shumë duke u shkrirë më Patosin ndërsa Lushnja merr dalje në det duke marrë Divjakën. Në qarkun Dibër, Klosi bashkohet me Matin. Qarku Gjirokastër ka ndryshime më të mëdha ku Tepelena bashkohet me Memaliajn, Përmeti me Këlcyrën ndërsa vetë Gjirokastra merr me vete Bashkinë e Libohovës. Sipas propozimit, Vlora merr edhe një pjesë të Labërisë duke u bashkuar me Selenicën. Pavarësisht kundërshtive, në juglindje socialistët janë të mendimit që Maliqi të bashkohet me Korçën. Qarku Kukës, si njësia më e vogël në vend, mbetet i pa ndryshuar me tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë. Modeli i organizimit merr në konsideratë largësitë e skajshme, praninë e minoriteteve, vijueshmërinë gjeografike, aksesin rrugor dhe veçoritë identitare të territoreve. Për këtë arsye, bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari apo Konispoli ruhen dhe trajtohen si raste të veçanta, pavarësisht treguesve të tyre financiarë dhe demografikë. Por si kanë parashikuara socialistët përfaqësimin e qyteteve që bashkohen me Bashkitë e mëdha? Zgjidhja duket se janë kuotat ku secila bashki që do të konsolidohet pritet të ketë një numër të caktuar anëtarësh në këshillin bashkiak të qytetit të madh. Sipas PS, kjo formulë garanton mbrojtjen e interesave të Bashkive qe bashkohen me fqinjët.

Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04
Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit në gjyq, në gjykatën e Tiranës jepen vendimet për të arrestuarit për dhunë
26/10 12:50
Top Channel/ 10 arrestime pas protestës, Policia shpall në kërkim 20 persona, dy të tjerë nën hetim
26/10 12:50
Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31
Top Channel/ Ullishtet rrezikojnë braktisjen, fermerët e Fierit kërkojnë subvencione
26/10 12:29