“Nuk është e rrezikshme që kaluat rrugën? – Shumë e rrezikshme është, por ashtu e kam hallin.” Mungesa e mbikalimit të këmbësorëve në Sukth të Durrësit përgjatë superstradës Durrës-Tiranë është kthyer në burim rreziku për banorët e zonës të cilët kapërcejnë trafik-ndarëset për të kaluar në anën tjetër të rrugës.