Top Channel/ Harrohet “41 biss”, janë brenda vetëm 7 të dënuar, por u premtua për 200
31/05/2021 19:38

Regjimi më i ashpër i të dënuarve në burgjet shqiptare, 41 biss që nisi të aplikohej një vit me parë duket se është harruar. Në një vit u premtua se në këtë regjim do të mbylleshin 200 të dënuar të cilësuar të rrezikshëm, por sot pas gati 365 ditësh atje ndodhen vetëm 7 prej tyre. Avokati Bledar Meminaj, po kalon rrethin e parë të 313, ku më pas do kapërcejë në një tjetër, atë të 41 biss, aty ku në regjim të ashpër përveç tij askush nuk ka të drejtë ta takojë të burgosurin. “Regjimi i ashpër u prezantua me buje jo vetëm nga autoritete shqiptare, por edhe të huaja. Ky proces kulmoi me mbylljen e 7 të dënuarve dhe paraburgosurve, kyçja e të cilëve u njoftua në një konferencë për shtyp korrikun e 2020”. Por pavarësisht këtij premtimi, 41 bissi është harruar edhe nga SPAK edhe nga institucionet e tjera përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për akuzën e organizatës kriminale mbahen në qeli 74 shtetas. Të vetmit që janë mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Gjonaj llogariti se numri i të burgosurve që përfshiheshin nga 41 biss ishte mbi 200 persona të dyshuar se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelive. Mirëpo veç të shtatëve, për askënd tjetër përfshi edhe të dënuarit që dyshohet se po lirohen me telefonata nga qelia, institucionet e ngarkuara me ligj nuk kanë hasur në prova që t’i konsiderojë ata të rrezikshëm.

Top Channel/ Shtohen pickimet nga gjarpri! Pajisen me ilaçe qendrat shëndetësore
09/07 19:57
Top Channel/ 21 janari dhe TIMS, Spak bën transparencë për çështjet me interes të lartë
09/07 19:36
Top News- “150 mijë euro investim”, banori i Thethit mes katër rrugëve: Kam ndërtuar në tokën time
09/07 19:08
Top News- Dorëzohet “Thethi”, pas përplasjeve me policinë nis shembja e objekteve pa leje
09/07 19:00
Top Channel/ “O Zot, do futem në…”, me lotësh e lutjesh, banorët e Thethit: I bëmë me kredi, mos..
09/07 18:54
Top Channel/ Fadromat e IKMT shemb godinën dy katëshe në Theth, pamje
09/07 18:51
Top Channel/ Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë, i riu u ofron ujë inspektorëve
09/07 18:50
Top Channel/ Shtëpizat pa leje në Theth, banorët përplasen fizikisht me policinë, kërcënojnë me…
09/07 18:47
Top Channel/ “Pasha të madhin Zot”, banorët e Thethit përplasen me policinë: Mos luani me…
09/07 18:45
Top Channel/ “Jam i vd*kur, jam në borxh”, tetraplegjiku në Theth me ngashërim: Mos i prishni shpitë
09/07 18:43
Top News – Në prag të nisjes së mandatit të katërt. Rama paralajmëron reforma në gjashtë sektorë
09/07 15:39
Top News – Rënia e blegtorisë. Prodhimi i qumështit u tkurr me 6.6 për qind në 2024
09/07 15:36
Top News – SPAK, procedim penal për TIMS. Hetimi për ndërhyrjen e paligjshme në sistem
09/07 15:20
Top Channel/ Reformë kundër “tokë e xanun”! Rama paralajmëron ndryshime
09/07 15:18
Top Channel/ Ultimatumi i Ramës, bizneset largojnë vetë pengesat në Vlorë
09/07 15:16
Top Channel/ Po pastrohet Thethi! Përplasje të forta mes banorëve dhe policisë
09/07 15:15
Top Channel/ Në kërkim të heroit! 51-vjeçari u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy të huaj
09/07 15:13
Top News – Votimi në PE i raportit për Shqipërinë. Spiropali: Vlerësim për Qeverinë dhe reformat
09/07 15:13
Top Channel/ Merret peng dhe eliminohet 23-vjeçari! U gjet pa jetë në liqenin e Shkopetit
09/07 15:13
Top News- Zbulohet rrjet i prostitucionit/ Arrestohet 20-vjeçari, bashkëpunonte me një kolumbian
09/07 15:12