Top Channel/ Harrohet “41 biss”, janë brenda vetëm 7 të dënuar, por u premtua për 200
31/05/2021 19:38

Regjimi më i ashpër i të dënuarve në burgjet shqiptare, 41 biss që nisi të aplikohej një vit me parë duket se është harruar. Në një vit u premtua se në këtë regjim do të mbylleshin 200 të dënuar të cilësuar të rrezikshëm, por sot pas gati 365 ditësh atje ndodhen vetëm 7 prej tyre. Avokati Bledar Meminaj, po kalon rrethin e parë të 313, ku më pas do kapërcejë në një tjetër, atë të 41 biss, aty ku në regjim të ashpër përveç tij askush nuk ka të drejtë ta takojë të burgosurin. “Regjimi i ashpër u prezantua me buje jo vetëm nga autoritete shqiptare, por edhe të huaja. Ky proces kulmoi me mbylljen e 7 të dënuarve dhe paraburgosurve, kyçja e të cilëve u njoftua në një konferencë për shtyp korrikun e 2020”. Por pavarësisht këtij premtimi, 41 bissi është harruar edhe nga SPAK edhe nga institucionet e tjera përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për akuzën e organizatës kriminale mbahen në qeli 74 shtetas. Të vetmit që janë mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Gjonaj llogariti se numri i të burgosurve që përfshiheshin nga 41 biss ishte mbi 200 persona të dyshuar se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelive. Mirëpo veç të shtatëve, për askënd tjetër përfshi edhe të dënuarit që dyshohet se po lirohen me telefonata nga qelia, institucionet e ngarkuara me ligj nuk kanë hasur në prova që t’i konsiderojë ata të rrezikshëm.

Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11