Kamala Harris fitoi mbështetjen e demokratëve, për kandidaturën e saj presidenciale, duke siguruar përkrahjen e qindra delegatëve të Kuvendit dhe duke njoftuar për grumbullimin e një sasie masive fondesh, pasi Presidenti Joe Biden u largua nga gara. Duke folur para ekipit të fushatës presidenciale, zonja Harris e pranoi se javët e fundit kishin qenë intensive, por shprehu besimin tek ky ekip.