Nga fjalët tek veprat: prej ditësh, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka mëshuar idesë së paraqitjes së një mocioni mosbesimi ndak qeverisë Kurti, dhe tani, thotë se i kanë votat e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Sjellja e Albin Kurtit ndaj aleatëve sipas tij, është e papranueshme dhe e vështirëson shumë rrugën përpara të Kosovës.