Kanë kaluar më shumë se dy javë që prej përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e që nga ajo kohë vetëm një seancë është thirrur po procesi i funksionalizimit nuk ka përfunduar. Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, duke thënë që kërkesa për më shume kohë e bërë bga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti në mënyrë që të arrihet marrëveshje për presidentin është zvarritje e qëllimshme e propozoi që mandati i ndërprerë i ish-presidentit Hashim Thaçi si pasojë e gjykimit në Hagë, duhet të vazhdohet.