Presidentja, Vjosa Osmani, është ftuar nga shefi i Elizesë, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, një ngjarje kjo ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë. Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përvec ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më pare, liderët botëroë do të jenë gjithashtu dhe në një darkë të organizuar nga Macron.