Të rinjtë e Lezhës do të kenë mundësinë e një ambienti të ri, multi funksional në shërbim të tyre. Salla teknologjie, bibliotekë, sallë konferencash e kinema janë disa nga ambientet e reja në këtë qendër rinore e ideuar si një risi dhe e nevojshmëri për të rinjtë. Elson Frroku, Drejtor i Projekteve Strategjike dhe Evropës komentoi domosdoshmërinë e qendrës dhe fton të rinjtë “në shtëpinë e tyre të re”.