Sikurse është bërë traditë çdo nëntor, u çel sot në Pallatin e Kongreseve panairi i 27-të i librit, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh është motoja e këtij viti e panairit, që fton vizitorët të zbulojnë më shumë dhe të shijojnë çdo faqe libri që lexojnë.