Në Gjirokastër sapo është çelur muzeu kushtuar Musine Kokalarit, një qendër komplekse që përkujton jetën e një prej simboleve të disidencës shqiptare nën diktaturë. Shtëpia ku ajo lindi dhe u rrit e djegur gati një dekadë më parë, ende gjendet e rrënuar, por të afërm të saj ofruan një shtëpi tjetër për të qenë një strehë memorie e së parës grua që u njoh ndërkombëtarisht si shkrimtare, poete dhe politikane.