Në Napoli do të zhvillohet këtë të Martë, ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të të Shqipërisë ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë.