Është hapur plotësisht për qarkullimin segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, një ndër akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara rrugore në vend. Në inspektimin e punimeve ishin prezentë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.