Pas marrëveshjes së vulosur në Stamboll, shenjat e para të zhbllokimit të situatës së drithit po shihen dhe në terren. Portet ukrainase të Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës, edhe pse anijet e transportit për momentin, janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.