Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe prurjet e shumta kanë rritur nivelet ujore në tre hidrocentralet e kaskadës mbi lumin Drin. Sipas KESH, prurjet natyrore në kaskadë janë 3,500 m³/sekondë, ndërsa situata paraqitet më e qetë në Hidrocentralin e Fierzës, i cili ndodhet në kuotën 281 metra nga 296 metra që është pika maksimale.