Restaurimi i gjimnazit “Partizani” në kryeqytet ka mbaruar dhe ka hapur dyert për nxënësit e saj, këtë herë me kushte më të mira. “Për ata që kanë qenë të shqetësuar pas tërmetit, të gjitha kollonat e shkollës janë përforcuar me çelik dhe beton, Prandaj dua të falenderoj inxhinierët, të cilët kanë punuar në një hapësirë relativisht të vogël, për t’u siguruar që edhe shkalla e emergjencave, që zakonisht vjen si shtojcë e ndërtesës, të jetë një pjesë kyçe edhe për estetikën e fasadës, duke ikur nga ato fasadat e vjetra si kuti shkrepëseje”, tha Veliaj.