Top Channel/ Hantavirusi, tre të vdekur në krocerë: Si përhapen sëmundjet gjatë udhëtimeve ne det?
04/05/2026 11:34

Njoftimi i OBSH-së se tre persona ndërruan jetë nga ai që dyshohet të jetë infektim me Hantavirus në bordin e anijes turistike MV Hondius, që po lundronte në Atlantik, ka ngjallur panik e ka ngritur po kështu pyetje mbi rreziqet e përhapjes së sëmundjeve infective në krocera. Anija MV Hondius, e drejtuar nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions, po udhëtonte drejt Argjentinës dhe pritej ta përfundonte udhëtimin në 4 maj në Kepin e Gjelbër. Tashmë një rast i Hantavirusit në bordin e saj është konfirmuar dhe pesë të tjera janë nën hetim. Një shtetas britanik ndodhet në reanimacion. Infeksionet nga Hantavirusi zakonisht lidhen me kontaktin me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar, por në raste të rralla mund të përhapen nga njeriu tek njeriu, duke shkaktuar sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ekspertët e nënvizojnë se anijet, veçanërisht ato turistike, janë vende ku viruset mund të përhapen shpejt. Mijëra pasagjerë dhe ekuipazhet ndajnë mes tyre hapësira të mbyllura, përfshirë zonat e ngrënies, dhe udhëtimet e gjata japin kohë për përhapjen e sëmundjeve. Për më tepër, përzierja e vazhdueshme e njerëzve nga vende të ndryshme e rrit këtë rrezik. Edhe pse disa anije kanë ambiente mjekësore, ato nuk janë spitale të pajisura plotësisht. Historia tregon se anijet shpesh kanë kontribuar në përhapjen e sëmundjeve: gjatë Murtajës së Zezë në vitin 1347, anijet nga Gjenova sollën sëmundjen në Sicili, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore anijet favorizuan përhapjen e gripit spanjoll (1918-1920). Norovirusi konsiderohet shkaktar kryesor i problemeve nga diareja në anijet turistike, e pandemia e COVID-19 e përforëcoi idenë e këtij rreziku pasi në rastin e Diamond Princess në Japoni, 712 nga 3,711 persona u infektuan dhe 14 vdiqën, ndërsa në Ruby Princess në Sydney, 28 persona humbën jetën dhe mbi 800 u infektuan.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52