Kryevepra e Shekspirit, “Hamlet”, po shfaqet premierë në skenën e Teatrit Metropol, nën konceptin regjisorial të Jonida Beqos, me një skenografi moderne dhe skenar plot të papritura. “Të jesh apo të mos jesh”, vepra është një reflektim mbi zgjedhjet, përgjegjësinë tonë dhe dilemën ekzistenciale të njeriut. Kjo shfaqje bën bashkë një trupë të gjerë aktorësh, ku brezat takohen në të njëjtën skenë. Princi Hamlet interpretohet nga Amos Zaharia, ndërsa mbret inga Viktor Zhusti. Amos Zaharia, aktor – Ka qenë një rol me shumë sfida. I lodhshëm, por nga ana tjetër jashtëzakonisht shumë i bukur.