Ndërsa sinjalet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit sa vijnë e po shtohen, militantët kanë publikuar një video të dy pengjeve izraelite, për të treguar se ata dhe të tjerë pengje janë gjallë. Njëri prej pengjeve 47-vjecari i identifikuar si Omri Miran është shprehur se mbahet rob nga Hamasi prej 202 ditësh mes bombave dhe shpërthimeve papushim.