Top Channel/ Hamasi “nuk zë mend”, DASH: Grupi po përgatit sulme ndaj civilëve!
19/10/2025 12:04

Armëpushimi në Lindjen e Mesme u arrit, por sfida e vërtetë tani është sa do të arrijë të mbajë vërtet, teksa shenjat e para të krisej, tashmë kanë nisur. Departamenti amerikan i Shtetit pohoi se ka “raporte të besueshme” që grupi islamik është duke planifikuar një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gazë, e nëse kjo ndodh vërtet, atëherë do të përbënte një shkelje të qartë “të pushimzjarrit”. “Ky sulm i planifikuar ndaj civilëve palestinezë do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të minonte përparimin e bërë përmes përpjekjeve për ndërmjetësim”, thuhet në deklaratën e DASH, ku theksohet gjithashti se “nëse Hamasi e ndërmerr këtë sulm, do të ketë masa për të mbrojtur banorët e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”, pa sqaruar se për cfarë masash bëhet fjalë saktësisht. Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ndërkohë, më herët gjatë javës kishte përcjellë për Hamasin një kërcënim të qartë. “Nuk ishte kështu marrëveshja. Nëse vazhdon me vrasjen e njerëzve në Gazë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përvese ti shkojmë atje e ti vrasim”, shkroi Trump në Truth Social. Hamasi vetë nuk e pranoi deklaratën e DASH-it dhe i cilësoi krejtësisht të rreme akuzat se po përgatit sulm ndaj civilëve në enklavë. Marrëveshja e paqes, e arritur mbi propozimin e Trumpit është e ndarë në fazë, dhe faza e parë prej tyre që po zbatohet tani e pa Izraelin t`i jepte fund ofensivës ushtarake në këmbim të lirimit të pengjeve që po mbaheshin atje që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Por me tërheqjen e ushtrisë së shtetit hebre, grupi radikal nisi riaktivizimin e tij në terren, duke forcuar kontrollin e vet me një fushatë shtypjeje e duke ekzekutuar rivalë e persona të cilët i akuzon si kolaboracionistë.

Top News- Irani raketa drejt bazave amerikane, shpërthime të fuqishme në disa shtete: Do pendoheni
28/02 11:48
Top Channel/ “Ikni nga Izraeli”, Ministria e jashtme thirrje shqiptarëve- Alarm edhe Anglia e Kina!
28/02 11:38
Top News- Sulmet SHBA-Izrael në Iran, MEPJ thirrje shqiptarëve- Tregoni kujdes!
28/02 11:15
Top News- SHBA e Izraeli nisin luftën me Iranin/ Sulme nga ajri, bombardohen disa qytete
28/02 10:17
Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
DIGITALB DIGITALB