Top Channel/ Hamasi liron 13 pengje! Grupi militant akuzoi Izraelin se nuk po zbatonte marrëveshjen
25/11/2023 22:52

Pas orësh të tëra ndërmjetësimi, është zgjidhur ngërçi i krijuar mes Hamasit dhe Izraelit për lirimin e grupit të dytë të pengjeve. Grupi islamik u tërhoq nga pretendimet e ngritura dhe do të lirojë 13 persona të tjerë. Pas pretendimeve të ngritura kundrejt Izraelit, se nuk po i përmbahej kushteve të marrëveshjes, Hamasi vendosi që të lirojë 13 pengjet e tjerë. Shkëmbimi sipas BBC, do bëhet gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës. Ndërkohë Izraeli nga ana tjetër do të lirojë 39 të burgosur palestinezë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi I forcave speciale, Daniel Hagari I cili gjatë një konference për shtyp njoftoi se pas orësh të tëra negociatash grupi islamik u bind për të vijuar zbatimin e paktit ashtu siç është parashikuar. Në ditën e dytë të armëpushimit, grupi militant islamik hdohi akuza në drejtim të Tel Avivit se nuk po zbaton pikat e dakordësuara me ndërmjetësimin e shtetit të Katarit. Një zyrtarë I lartë I Hamas tha për BBC se ushtria izraelite lejoi vetëm tre kamionë me ndihma nga 100 që të mbërrinin në veri të Gazës. Kjo gjë ka shkaktuar revoltë në radhët Hamas që vendosi të mos lirojë pengjet në orarin e caktuar. Por këto pretendime u hodhën poshtë gjatë konferncës nga zëdhënësi I forcave speciale, I cili pohoi se Izraeli nuk e ka në dorë se sa kamionë shkojnë në veri. Ai këmbënguli se qeveia izraelite i qëndron asaj që është rënë dakord dhe se është OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës ato që bëjnë shpërndarjen e nihmave. Në ditën e parë Hamas liroi 24 pengje kundrejt 39 të burgosurve palestinezë që liroi Izraeli.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21