‘Haluç, psikozat e kokainës’, filmi nga regjisori Taulant Skëndaj, pati premierën të premten për publikun e kryeqytetit. Kur një ushtar i forcave komando, Micha bie pre e një rrjeti të gjerë narkotikësh, ai ngec në këtë errësirë, të udhëhequr nga një bos mafioz shqiptaro-amerikan (Big Boss) i cili ka ndërtuar perandorinë e tij kriminale dhe ka korruptuar të gjitha nivelet e shtetit. Filmi na paraqet rrugëtimin e përsonazheve duke na dhënë mesazhin që jeta është e shtrenjtë dhe rruga e duhur në të është domosdoshmëri.