Top Channel/ Hakmerret Ukraina, sulmon me dhjetëra dronë Rusinë
04/07/2026 22:41

Ukraina sulmoi terminalin kryesor të naftës në portin e Shën Petersburgut, pohuan zyrtarët rusë të shtunën. Autoritetet e Shën Petërsburgut thanë se qyteti u vu nën një sulm të madh me dronë ukrainas dhe se mbrojtja ajrore rrëzoi 72 dronë. Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi sulmin ndaj infrastrukturës së naftës pranë qytetit të dytë më të madh të Rusisë. “Forcat Mbrojtëse të Ukrainës goditën infrastrukturën e naftës në port që gjeneron të ardhura për luftën e Rusisë, dhe pati gjithashtu sulme të suksesshme në një objektiv të rëndësishëm ushtarak. Distanca nga kufiri shtetëror i Ukrainës është më shumë se 850 kilometra”, tha Zelensky. Sulmi ukrainas erdhi pak orë pasi Rusia sulmoi me bombë qytetin verilindor të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Pamjet nga terreni tregonin shkatërrime të mëdha në ndërtesën pesëkatëshe, ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan se disa banorë mund të strehohen përkohësisht në konvikte lokale. Në mesin e viktimave u raportua se ishte edhe një fëmijë, ndërsa gjashtë fëmijë të tjerë, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ishin në mesin e 27 të plagosurve. Sirenat e alarmit ajror vazhdonin të dëgjoheshin në Sumy edhe në mëngjesin e 4 korrikut, ndërsa kanalet lokale të monitorimit raportuan se forcat ruse kishin lëshuar dronë Shahed drejt qytetit, në kohën kur ekipet e emergjencës vazhdonin të pastronin rrënojat.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55