Irani u zotua të hakmerret për vrasjen e kreut të sigurisë kombëtare Ali Larijani nga një sulm izraelit të marten. Republika islamike ndërmori sulme të reja ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm, e konfirmuar kjo dhe nga ekipet e CNN në Tel Aviv dhe Jerusalem që kanë dëshmuar goditjet, të cilat përfshinin sipas tyre edhe raketa me luftarake të tipit cluster, apo therrmuese.