Situata me zjarret në të gjithë vendin mbetet shqetësuese. Qarku më problematik paraqitet Vlora ku prej gati një jave vatrat e ndizen nuk kanë të ndaluar. Sot në fshatin Dukat i Ri ka mbërritur kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili ka kërkuar që të gjitha forcat si ato të ushtrisë edhe ato vullnetare të bëjnë një kordon, të hapin një kanal, që nuk do të lejojë depërtimin e zjarrit më tej.