Grupi rus i hakerëve “Fancy Bear”, ka arritur të komprometojë të dhënat në disa institucione ushtarake serbe, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Akademinë Ushtarake dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake. Lajmin e përcjell REL, e cila thekson se institucionet amerikane dhe ato britanike e lidhin “Fancy Bear” me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU.