Pas një jave heshtje grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi. Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit gjeneralitetet e plota përfshi dhe adresat. Gjithashtu janë publikuar edhe të dhënat mbi patentat si numri i kartonit apo se kur skadojnë.