Top Channel/ Hakerat iranianë sulmojnë sistemet në SHBA, mesazhe kundër Izraelit
28/11/2023 18:48

Një grup hakerash pro-iranianë po hetohen nga zyrtarët federal në SHBA pasi dyshohet se kanë kryer një sulm kibernetik ndaj një ujësjellësi në Pensilvani. Hakerat mundën të ndërhynin në sistemin e të dhënave qendrore dhe të merrnin për disa orë kontrollin e stacionit të ujit, por pa shkaktuar probleme. "Zyrtarët federalë po ndihmojnë hetimin dhe unë mbetem i gatshëm të ndihmoj me agjencitë federale," tha në një deklaratë këtë javë përfaqësuesi amerikan Chris Deluzio. Ndërkohë kreu I ujësjellësit Aliquippa, Matthew Mottes pohoi për CNN sulmin, ndërsa tregoi se në ekranet e kompjuterave u shfaq një mesazh kundër izraelit. Ky është I disati incident brenda pak kohësh që ndodh në SHBA. Kjo gjë ka rritur shqetësimin në radhët e ligjvënësve amerikanë të cilët thonë se më të rriskuara nga këto sulme janë kompanitë që ofrojnë shërbime, dukë përfshire këtu dhe spitalet. Menjëherë pas sulmit, sipas CNN, autoriteti I ujit kaloi në sistemin manual duke anashkaluar atë elektronike. Deri më tani grupi Iranian që po hetohet ende nuk e ka marrë përsipër autorësinë e hakërrimit, Por pavarësisht këtij rasti, ata po hetohen pasi gjatë kohëve të fundit edhe në Izrael, kanë kryer një sërë sulmesh mbi stacionet e ujësjellësve. Siguria kibernetike ka vendosur në alarm autoritetet amerikane. Kjo pasi jpak kohë më parë, u hakërrua sistemi I urgjencës në të paktën pesë shtete. Përmes sistemeve elektronike, hakerat mundën të përcaktonin destinacione të ndryshme për të gjitha ambulancat duke future në ngërç të gjithë sistemin. Grupet e hakerave të mbështetur nga shteti I Iranit edhe më herët kanë ndërmarrë sulme të ndryshme kibernetike në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42