Top Channel/ Hakerat iranianë sulm Anglisë/ Bllokuan për 4 ditë stacionin e prodhimit të energjisë
23/08/2026 14:54

Një stacion i prodhimit te energjise elektrike, në Britani i paspecifikuar, nese eshte reaktor berthamor apo termocentral, eshte nxjer jashtë funksionit për katër ditë pas një sulmi kibernetik te paprecedente që dyshohet se u krye nga hakerë të lidhur me Iranin, sipas Sunday Telegraph, të Londrës. Mendohet se pas këtij sulmi kibernetik i pari ndaj Britanisë, ndaj infrastrukturave kritike dhe energjitike britanike qëndrojnë hakerat të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit. Edhe pse sulmi është ndërmarr ndaj një njësie prodhuese me kapacitet të vogël prodhimi energjie, ky hakerim konsiderohet ndër më të sukseshmit në llojin e vet. Ai ka ndodhur njëkohësisht me sulmet kibernetike iraniane ndaj infrastrukturave kritike në Shtetet e Bashkuara në 12 shtete amerikane që ishte një zhvillim shqetësues për Shtëpinë e Bardhë. Autoritetet britanike nuk specifikojnë se për cilin central bëhet fjalë edhe pse ndërprerja ka qënë vetëm për katër ditë dhe nuk ka pasur ndikim në furnzimin me energji elektrike për Britannë, megjithatë autoritetet nuk japin shumë detaje për arsye tq sigurisë. Agjensite inteligjëncës britanike dhe amerikane prej kohësh kanë paralajmëruar për rreziqet nga sulmet kibernetike nga shtete si ;Kina, Irani, Rusia dhe Korea e Veriut. Edhe pse ka pak gjasa që sulme të tilla kibernetike të shkakojnë dëmtim real ndaj civilëve, sërish Britania ka një numër centralesh që prodhojnë energji dhe që janë të lidhura me sistemin qendrore të shpërndarjes dhe ofrojnë energji për disa orë në javë dhe janë më shumë me gaz, që nevojiten kur energjia e prodhuar nga era është e ulët dhe energji elektrike ekstra nevojitet. Në të shkuarën ka pasur sulme kibernetike edhe ndaj disa institucioneve të ndryshme britanike, duke filluar nga shëndetësia e deri tek kompanitë e njohura britanike të prodhimit të makinave, si Jaguar dhe Land Rover e deri tek listat e votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Irani ka përshkallëzuar së tepërmi sulmet e saj kibernetike ndaj vëndeve perëndimore pas luftës në Gjirin Persik, ndërkohë që sulme të dyshuara të ardhura nga Irani janë raportuar në Gjermani, Poloni, Finlandë, Belgjikë dhe Shqipëri, megjithëse Izraeli dhe vëndet e Lindjes së Mesme janë objektivat më të zakonshme, pasi amerikanët dhe izraelitet filluan sulmet ajrore ndaj Iranit në muajin shkurt.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33