Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duket se janë të gatshme t`i japin fund rivalitetit të tyre të gjatë në rajon. Pas takimit të përshkruar si historik me një zyrtar të lartë të vendit deri më tani kundërshtar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për një përparim të qënësishëm në përmirësimin e raporteve që mund të rezultojë me investime të mëdha në Turqi.