Një punëtor ka shkaktuar një dëmtim të pallogaritshëm në një biznes në Fier duke vjedhur kabllon e rrufepritësit, çka ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet dhe kompjuterët e fabrikës. Edhe pse biznesmeni ka vënë në dispozicion të autoriteteve kamerat e sigurisë ku duket qartë punëtori duke prerë kabllon, autori i kësaj vjedhjeje është mbajtur vetëm disa orë në drejtorinë e policisë dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash.