Sali Berisha e konsideron kapitull te mbyllur konfliktin 3 vjeçar brenda PD. Por, para se te bjerë gongu elektoral ai po nxiton të bashkojë rreth vetes çdo faktor opozitar, përfshirë edhe ata deputetë që ndjekin Lulzim Bashën. Këshillit Kombëtar i propozoi një rezolutë për bashkim ndërsa fjalimi i tij tingëlloi në veshët e demokratëve si fjalim i një kryeministri në hije.