Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së,. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. I veshur me kostum dhe kravatë, Thaçi qëndroi në heshtje teksa kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Charles Smith, lexoi dënimin e tij me 25 vjet heqje lirie.