Robert Kennedy Jr, kandidat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përforcuar sëfundmi teoritë e tij, të cilësuara prej shumë zërash si konspirative. Ai është shprehur se mbështet idenë që Covid-19 u krijua për të shënjestruar etnikisht. Kennedy e vijon teorinë e tij duke thënë se Covid 19 u krijua me qëllimin për të sulmuar kaukazianët dhe personat me ngjyrë, por duke kursyer hebrenjtë dhe popullsinë kineze.