Top Channel/ Habit Burnham, mban në poste kyçe ministrat e Starmer
20/07/2026 23:24

Vetëm pak orë pas marrjes së detyrës, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, u zotua se “do të rikthejë shpresë” te qytetarët. Ai zbuloi kabinetin e tij dhe tha se qeveria duhet të bëjë më të mirën për të sjellë ndryshime të vërteta për vendin, ndërsa premtoi një qasje të kujdesshme ndaj ekonomisë. Ai e nisi mandatin si kryeministër me emërimin e papritur të ish-Sekretarit britanik të Mbrojtjes, John Healey, si Kancelar të Thesarit. Healey, 66 vjeç, u largua nga qeveria e Keir Starmer muajin e kaluar, duke e kritikuar atë për mungesën e investimeve të mjaftueshme në ushtri. Ai deklaroi se vendi nuk ishte përgatitur sa duhet për sfidat e sigurisë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme. Ndërkohë, Ed Miliband është emëruar Sekretar i Jashtëm në qeverinë e Andy Burnham. Miliband, ish-lider i Partisë Laburiste nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe ish-Sekretar i Energjisë në qeverinë e Keir Starmer, do të marrë përgjegjësinë për politikën e jashtme të vendit. Kryeministri i ri mban të pandryshuar postin e Sekretares së Brendshme, ku do të vijojë në këtë detyrë Shabana Mahmood, e njohur për qëndrimet e saj të forta ndaj çështjeve të emigracionit. Burnham premtoi një plan zhvillimi 10-vjeçar dhe njoftoi se masat për përballimin e kostos së jetesës do të prezantohen duke nisur nga e marta. Ai u zotua gjithashtu t’i japë fund fenomenit të gjumit në rrugë dhe të rrisë ndërtimin e banesave sociale, duke e cilësuar këtë periudhë si një “moment vendimtar për Britaninë”. Sipas zyrës së tij, Burnham zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ftoi të vizitojë Mançesterin, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë britanike për mbrojtjen dhe sigurinë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55