Opozita në Izrael ka shtuar presionin mbi Beniamin Netanyahun, pas akuzave të reja për dështimin e kryeministrit në parandalimin e sulmit të 7 tetorit 2023. Një investigim i gazetës izraelite Haaretz pretendon se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed, e kishte paralajmëruar drejtpërdrejt Netanyahun rreth një javë përpara sulmit brutal se Hamasi ishte duke përgatitur një operacion të madh.