“Gzo n’Shkodër” është ftesa më të cilën shkodranët po mikpresin vizitorët në këtë fundvit. Atmosfera festive, këtë dhjetor është krejt ndryshe, me sheshin plot me drita, feste, muzikë dhe një hapësirë dedikuar fëmijëve për argëtim. Vizitoret janë nga e gjithë Shqipëria, por edhe Europa.