Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres iu drejtua liderëve botërorë se varësia nga lëndët djegëse të papërpunuara “hap dyert e ferrit”. Teksa nisi një diskutim për klimën me tone kritikuese, ai përmendi katastrofat natyrore dhe çrregullimet klimatike, të cilat kanë ardhur si pasojë e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe lëndëve të tjera djegëse të dëmshme. Nën mungesën e dy vendeve të cilat mbajnë rekord për ndotjen, SHBA-në, Kinën dhe Japoninë, Guterres sërish vijoi të tregojë se e ardhmja është në dorën e të gjithë pjesëmarrësve. Pamjet: AFP