Rrëshqitja e gurëve në zonën e Torovicës po kthehet në një problem serioz për jetën e banorëve. Tri ditë më parë, disa gurë rrëshqitën duke rënë në oborrin e shtëpisë së Ndrek Kolit, duke rrezikuar jo vetëm familjen e tij por dhe të kalimtarëve në zonën e Torovicës. Ai shprehet se deri me tani nuk është marrë asnjë masë dhe se çdo ditë jetojnë me frikë nga rrëshqitja e gurëve.