Top Channel/ Gucci, Birkin, Nike…/Kinezët “vërshojnë” tregun me mallra luksi me çmime poshtëruese
16/04/2025 22:06

A keni ëndërruar gjithmonë të keni një çantë Birkin, por kushtonte 38,000 dollarë dhe duhet të prisnit gati një vit? Tashmë kjo nuk është më problem, lufta tregtare që ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kinës mund ta bëjë ëndrrën tuaj realitet. Sepse luftërat tregtare mund të mos jenë gjithmonë të këqija. Një nga kartat më të forta që kinezët kanë aktualisht në duart e tyre është fakti se ata zotërojnë 80% të prodhimit botëror të mallrave luksoze. Gucci, Hermes, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe kompani të tjera të panumërta prodhojnë gjithçka, nga rrobat tek çanta dhe aksesorët tërësisht në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Francë ose Itali, vetëm për të shtuar logot. Për shkak se të gjitha këto marka rrezikojnë të humbasin tregun amerikan me taksat 145% dhe CEO-t kanë vendosur të të zhvendosin një pjesë ose të gjithë prodhimin e tyre jashtë Kinës, Pekini po i paralajmëron ata se kushdo që e zhvendos prodhimin e tyre jashtë do t’i shohë produktet e tyre të shiten drejtpërdrejt nga të njëjtët prodhues kinezë që i bëjnë ato, me kostot e tyre të prodhimit. Sipas raporteve franceze, Kina po shqyrton mundësinë e lejimit të lirë të kopjuesve, veçanërisht atyre që synojnë markat luksoze amerikane, në përgjigje të tarifave të reja të ashpra të Donald Trump. Kështu, prodhuesit kinezë janë futur në TikTok dhe po postojnë video që zbulojnë, nga njëra anë, super fitimet e kompanive që shesin produkte luksoze, por nga ana tjetër, sa të varur janë nga prodhimi kinez dhe krahu i lirë i punës për të prodhuar produktet e tyre. Ata inkurajojnë njerëzit që të blejnë produktet direkt prej tyre. Kinezët në videot e tyre tregojnë se të gjitha produktet luksoze prodhohen me 1/10 dhe 1/20 të çmimit që shiten në butikët europianë dhe amerikanë. Çantat Hermes Birkin kushtojnë 1,400 dollarë për t’u bërë dhe shitur nga 38,000 deri në 2 milionë dollarë në Paris. Nike, Adidas dhe Puma prodhojnë atlete për 10 dollarë një palë në Kinë dhe i shesin për 150 dollarë në Amerikë. Michael Kors, Calvin Klein, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo janë gjithashtu në listën 1 deri në 20.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58