Bota pa dje skena kaotike nga brazili, ndërsa perëndimi dhe shba e quajti një goditje ndaj demokracisë pushtimin e kongresit të brazilit, gjykatës së lartë dhe presidencë nga mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkura, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.