Korrja e grurit në fshatrat e thellë të Selenicës është pothuajse në përfundim. Fermerët e kësaj zone i kanë korrur ato pak parcela që kishin mbjellë dhe grurin po e bluajnë për ta bërë miell për përdorim familjar. Një prej bujqve që punon me autokombajnë mes temperaturave të larta është dhe italiani Mikele Riçi i cili na tregon se këtë vit prodhimi ka cilësi por jo sasi.