Shoqëria shqiptare e pas Luftës së Dytë Botërore e cilësonte gruan më të dobët dhe më inferiere se burrat. Duke ditur problemet serioze në statusin e vajzave, Partia e Punës i përdori për ideologjinë e saj, pasi konsideronte se vetëm përmes emancipimit të grave mund arrihej ‘demokracia dhe liria e vërtetë’. Malda Lika është 25 vjeçe, nuk e ka jetuar diktaturën, por vendosi që temë për diplomën në degën Kinema dhe Media në Universitetin e Torinos të zgjidhte ‘gruan shqiptare në komunizëm’, që në bashkëpunim me Arkivin e Filmit e solli si botim studimor.