Top Channel/ Gruaja e verës! Forbes Italia shkruan për CEO e Alehandro Group, Erjola Braha
18/07/2024 15:37

Sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Erjola Braha, e njohur në rrethet e enologjisë si “gruaja e verës”, ishte e zgjedhura e forbes në listimin e njerëzve të suksesshëm në biznes. Në një intervistë për Forbes Italia, Erjola tregon se ka promovuar një sërë Masterclassesh në vendet më të mira në Tiranë, Vlorë dhe në pjesën tjetër të vendit për të përhapur kulturën e verës dhe ndërgjegjësimin se i ashtuquajturi “stili italian” mbetet një filozofi me vlerë të madhe. Pasioni I saj është materializuar edhe në gjithë Ballkanin. Në intervistën dhënë për forbes italia erjola flet për lidhjen me dy kompanitë Rothschild dhe Roederer të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në tregun e verërave luksoze. Ajo thotë se është ambasador i këtyre dy familjeve në Shqipëri, me angazhimin për të shpërndarë produktet e tyre madhështore, gjithmonë në nivele të larta. Ajo prezantoi teknologji të reja informacioni dhe sisteme të qëndrueshme për të përmirësuar shpërndarjen dhe promovimin e verërave, duke e bërë Alehandro Group një shembull inovacioni në këtë sektor. Në intertvistën dhënë gazetarit Mirco Crocoli të Forbes Italia, Erjola tregon se një ëndërr e saj po realizohet tashmë, pasi është pranë hapjes së një akademie për trajnimin e të rinjve në sektorin e verërave. CEO e Alehandro Group, është ndalur dhe tek turizmi në Shqipëri, ku tashmë po cilësohet si një destinacion luksi. “Vizitorët mund të ndërmarrin përvoja unike kulturore në vendet e shumta të UNESCO-s, duke përfshirë qytetet historike dhe rrënojat antike. Ajo shpjegon se turizmit I është dhënë një shtysë të rëndësishme, duke synuar krijimin e hoteleve dhe resorteve të nivelit të lartë që ofrojnë mikpritje të nivelit të lartë. Për më tepër, kuzhina vendase, e cila ndërthur ndikimet mesdhetare dhe ballkanike, shton më shumë hijeshinë, duke e bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës për këtë lloj udhëtimi”, rrëfehet ajo. CEO e Alehando grup I shpreh mirënjohjen institucioneve shqiptare dhe italiane për mbështetjen e projekteve tw saj, për kompanitë që me produktet e tyre fantastike më lejojnë të vendosem në tregje. Për bashkëpunëtorët, entuziazmin dhe përkushtimi i të cilëve janë forca lëvizëse e kësaj aventure dhe për klientët e mi, besimi i të cilëve bën gjithçka të mundur.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06